“Futbollist i mirë, por djalë i cekët”! Presidenti i Teutës i kthehet Gurishtës: Kam dyshime nëse është shkodran

Vllaznia ka arritur që të fitojë Kupën e Shqipërisë pasi mundi Skënderbeun në shifrat 1-0. Më herët shkodranët kishin humbur mundësinë për të fituar titullin e Superiores, teksa ishte Teuta që triumfojë në këtë aspekt. Menjëherë pas finales së sotme që u zhvillua në “Air Albania”, kapiteni i Vllaznisë, Gurishta, u shpreh se nuk dëshironte të hapte polemika për ndeshjen Teuta-Apolonia, por paralajmëroi durrsakët se do t’ia marrin edhe Superkupën.

Një mesazh i qartë ky se Vllaznia është një ekip shumë më i mirë se fituesja e kampionatit për të pasur këtë siguri. Nga ana tjetër këto fjalë nuk janë pritur mirë nga presidenti i Teutës, Hasanbelliu, që gjithmonë ka ruajtur vlerësim të lartë për Vllazninë duke e konsideruar edhe si fituesen morale. Duke i dërguar një mesazh live në emisionin “Skaner” Gerti Çarçanit, Hasanbelliu i kthehet Gurishtës:

“Kam thënë për Vllazninë se është fituesja morale e kampionatit, e uroj me shpirt për Kupën. Madje e mora kryetaren e Bashkisë dhe e urova për trofeun. Kam kënaqësi kur luaj me Vllazninë dhe kam shumë miq në Shkodër. Por që kapiteni i Vllaznisë, që është shumë futbollist i mirë, është një djal i cekët me deklaratën që ka dhënë pas ndeshjes. Kam dyshime që është shkodran”, shkruan Hasanbelliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online