VIDEO/ I ftuari i pazakontë në intervistën me presidentin e Teutës, Hasanbelliu zbut edhe luanin

Edmond Hasanbelliu është një nga ata presidentë që rrallë herë zgjedh të japë intervista për mediat, por kur e bën një gjë të tillë sigurohet që të mbahet mend. Presidenti që u shpall kampion këtë vit në Superiore ka dhënë një intervistë për emisionin “Skaner” për gazetarin Gerti Çarçani, ku përpos deklaratave të tij ishte një detaj tjetër ai që tërhoqi vëmendjen.

Pa nisur ende intervista një vizitor aspak i zakonshëm del në skenë. Ishte pikërisht një luan që u gjend në ambientin e jashtëm ku po qendronte Hasanbelliu së bashku me gazetarin Çarçani. Mbretin e kafshëve që jemi mësuar ta shohim vetëm në xhungël dhe botën e egër apo brenda kafazit, këtë herë e shohin të lëvizë lirshëm në kampin e kampionëve të Superiores. I njohur për karakterin e tij që të imponon qetësi, Hasanbelliu duket se di të zbusë edhe luanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online