VIDEO/ Sa shumë i fali Juves! Luajti si të kishte firmosur për bardhezinjtë, gazetari shpërthen ndaj Xhekos: T’i hiqet rroga

Juventusi arriti të barazonte në shifrat 2-2 kundër Romës mbrëmjen e djeshme, pavarësisht se në fushë qendronte me një lojtar më pak. Verdhekuqtë humbasin 2 pikë kundër bardhezinjve dhe këtu një barrë të madhe të fajit e mban edhe sulmuesi Edin Xheko.

Vetëm shumë pak e ndanë nga firma në kontratë me “Zonjën e Vjetër”, gjë të cilët boshnjaku duket se e ka dëshiruar së tepërmi. Për këtë mjafton të shihen rastet e humbura në fushë. Megjithëse me shiritin e kapitenit në krahë, Xheko nuk i udhëheq të tijtë drejt fitores. Sa shumë i fali Juves, a thua se kishte firmosur për bardhezinjtë.

Në momentin e parë që i jepet mundësia të shkëputet e të dalë vetëm për vetëm me Sheznin, boshnjaku zgjedh të zgjasë dorën pas e të tërheqë Kielinin, me një veprim që nuk bën një sens logjik, duke ditur se përpara nuk shihte asnjë mbrojtës tjetër. Ndërkohë dy raste të tjera janë shpërdoruar tërësisht nga Edin Xheko, i cili nga brenda zone bën më të vëshirën. Një herë me një goditje të lehtë qendrore, ndërsa tjetrën duke e dërguar topin jashtë nga një pozicion ku goli dukej një bast i fituar.

Kjo ka bërë që edhe gazetari italian, Franco Melli, të shpërthejë kundër lojtarit të Romës. “Xheko? Juve e falenderon me zemër, sepse luajti sikur ta kishin punësuar. Është e pabesueshme se si Roma nuk mundi ta fitonte atë ndeshje. Mendoj se Xhekos i duhet hequr rroga deri për Krishtlindje. Çdo sulmues do t’i kishte shënuar ato gola, apo?”, shprehet Melli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/AsNightmares/status/1310328263257010177

https://twitter.com/automatikos/status/1310582321377161216

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online