Lajme të mira për Kosovën, i pazëvendësueshmi Muriqi jep sinjale shprese në prag të ndeshjes me Maqedoninë

Kosova do të luajë ndeshjen përballë Maqedonisë së Veriut në 8 tetor, e cila është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja blu mori një lajm mjaft të hidhur disa ditë më parë, kur Vedat Muriqi rezultoi pozitiv me COVID-19. Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes ishte duke menduar të bënte pa sulmuesin e ri të Lacios. Kjo do të ishte një mungesë mjaft e madhe, pasi Muriqi është sulmuesi më i mirë që ka përfaqësuesja e Kosovës.

Por sot Kosova e ka nisur ditën me një lajm mjaft të mirë, pasi 26 vjeçari nga Prizreni, ka rezultuar negativ në testin e parë dhe është duke pritur edhe përgjigjen e testit të dytë. Nëse ai rezulton prapë negativ, do të niset drejt Romës, për t’iu bashkuar ekipit të Lazios. Kjo i shton edhe me shumë shpresat e Kosovës për te patur në dispozicion një lojtar të pazëvendësueshëm si Muriqi, të cilit ja kanë ndjerë mungesë në dy ndeshjet e fundit përballë Moldavisë dhe Greqisë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online