Shpresë për Tiranën/ Mos respektoni më shumë nga çfarë duhet, retë e zeza kanë dalë në futbollin e Zvicrës

Nga Klaudio Ndreca

Një problem që ka ndjekur historikisht ekipet tona të futbollit dhe vetë Kombëtaren është vlerësimi që ne bëjmë, pak për veten dhe shumë për të tjerët. Nëse do të përmendim ndeshjet e rëndësishme të humbura në fushën e lojës ndaj një kundërshtari me shumë histori, vetëm për shkak të emrit të tij, por asgjë në lidhje me forcën reale, janë vërtet të shumta.

Por çdo ndeshje është një tjetër histori dhe vlen për 90 minuta. Një rast të tillë e dëshmoi më së mirë edhe Tirana ndaj Crvena Zvezdës atje ku thuajse në gjithë pjesën e parë u pa një stepje dhe frikë e bardhebluve dhe emocion i tepruar për të bërë finalizimin e fundit. Përballë tyre nuk u pa një ekip që qëndronte shumë më poshtë se Tirana në fushë, por kampioni i Serbisë që ka mbërritur në grupet e “Champions League” në sezonin e shkuar.

E nëse do të kishte një këshillë të mirë për Tiranën përpara takimit me Young Boys që e ndan nga grupet e “Europa League”, atëherë do të ishte qartësisht kjo: “Mos e respektoni më shumë nga çfarë duhet”. Retë e zeza kanë dalë në futbollin e Zvicrës dhe forma e këtyre skuadrave që e përfaqësojnë kanë rënë ndjeshëm, duke e dëshmuar më së miri në Europë. Servete që u pozicionua në vendin e katërt do të dilte nga gara pas humbjes me Reims në shifrat 0-1, ndërsa St Gallen u eliminua po në të njëjtat shifra, vetëm se këtë herë ndaj AEK.

Young Boysi e ka pësuar gjithashtu një eliminim pasi mbërriti në “Play Off-in” e “Europa League” pas humbjes 3-0 ndaj Midtjylland. I vetmi ekip që e ka shpëtuar Zvicrën ka qenë Bazeli që eliminoi Osijekun dhe së fundmi e teproi me dramën në ndeshjen e fituar në shifrat 3-2 ndaj Anorthiosos. Pra në një moment ku futbolli në Zvicër nuk është duke kaluar një moment të mirë, Tirana duhet ta përdor mirë “armën e vetëbesimit” që u shpreh edhe Egbo në intervistë, pasi me shumë mundësi do ta linte këtështet vetëm me Bazelin si përfaqësues në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online