VIDEO/ Sa shumë gaboi Barcelona, Suarez tregon madhështinë që në debutim me 2 gola dhe 1 asist

Largimi i Luis Suarez erdhi disi papritur te Barcelona, që i tregoi derën një sulmuesi i cili ka dhënë aq shumë për klubin, por njëkohësisht nuk i është venitur dhuntia për të tundur rrjetën sa herë që e kërkon nevoja. Uruguajani la debutuar ditën e sotme nën urdhërat e Diego Simeones, duke treguar menjëherë madhështinë e tij.

Suarez i tregon Barcelonës se sa shumë gaboi me largimin e tij, teksa realizon një debutim ëndrrash me Atletikon e Madridit. Këta të fundit mposhtën 6-1 kundërshtarin e Teutës në Europa League, Granadën, ndërsa në 3 prej golave protagonist ishte pikërisht sulmuesi uruguajan.

I fitur në fushë në minutën e 70, vetëm 2 minuta më vonë dhuron një asist perfekt për Lorenten, i cili nuk gabon përballë portierit. Por më pas ëhtë radha e “el pistolero”-s të tundë rrjetën me një gol të realizuar me kokë. Kur luhej minuta e 3-të e shtesës, shtylla i ndal për një moment golin, por Suarez është sërish aty për ta dërguar topin pas shpinës së portierit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/kulik_dario/status/1310247259502792704

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online