VIDEO/ Kapitenët udhëheqin skuadrat në bojkot, në fushën e blertë protestojnë edhe akademitë

Topi nuk u rrotullua as sot. Klubet e Kategorisë Superiore zbritën sërish në fushë, por në të njëjtën mënyrë si javën e shkuar. Nga mesi i fushës nuk u shkelmua topi për të nisur lojën, por ishin kapitenët që morën mikrofonin në dorë dhe udhëhoqën bojkotin, duke i kujtuar Qeverisë 4 kërkesat e Ligës Profesioniste për të shëruar njëherë e mrë futbollin shqiptar.

Kauza e klubeve shkon përtej të tashmes dhe synon krijimin e një baze të fortë për të ardhmen e sportit më të dashur në Shqipëri, të cilin do e shijojnë brezat e rinj. Për këtë arsye në fushën e blertë kanë zbritur përkrahë lojtarëve të ekipit të parë edhe futbollistët e rinj të akademive, e ardhmja e të cilëve rrezikohet nga mosplotësimi i 4 kërkesave të paraqitura nga Liga Profesioniste. Kjo e fundit ka shpërndarë në faqen e tyre zyrtare edhe momente nga bojkti i sotëm dhe fjala e kapitenëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online