VIDEO/ Mbante edhe shiritin e kapitenit, Bernard Berisha feston edhe golin te Akhmat Grozni

Akhmat Grozny është ekipi rus ku luajnë dy shqiptarë, Odise Roshi dhe Bernard Berisha. Me Roshin e dëmtuar, atëherë protagonizmi i ngelet sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, i cili realizoi një gol ditën e sotme në Premier Ligën e Rusisë. Bernard Berisha shënoi golin e dytë të takimit, në minutën e 57-të. 28 vjeçari u ndihmua dhe pak nga fati, pasi portieri i skuadrës kundërshtare i kuptoi krahun dhe e preku topin, por pa arritur te ndalte këtë gol.

Kështu Bernard Berisha që kishte edhe shiritin e kapitenit korrigjoi gabimin e shokut të skuadrës, Vladimir Ilijin,  teksa në minutën e 39-të shpërdoroi një mundësi të artë nga pika e bardhë e penalltisë. Me kete fitore Akhmat Gronzy parakaloi kundërshtarin e sotëm, Uralin dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve. Odise Roshi, pavarësisht se është i dëmtuar ka shënuar në këtë fillim sezoni 2 gola, një më shumë se Bernard Berisha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online