Momenti i shumëpritur erdhi. Kampionati Europian ngre siparin me sfidën Turqi-Itali. Skuadrat zbritën në fushë me lojtarët krahë për krahë më njëri-tjetrin për të kënduar himnet respektive. Këtu nuk munguan ulërimat karakteristike të “axurrëve”, të cilët njihen më së miri për mënyrën se si e përjetojnë këndimin e himnit të tyre.
Asgjë nuk ka ndryshuar për ta dhe ulërimat që na kishin munguar aq shumë dalin nga goja e futbollistëve të Italisë. Mënyra më e bukur kjo për të nisur me grintën e dëshirën e duhur këtë përballje të parë të Euro 2020./Halit Delibashi-Sport Ekspres/