Burimi i qetësisë! Hyri në zemrat e shqiptarëve si askush tjetër, Kukeli do të kujtohet përgjithmonë

Nga Klaudio Ndreca

Burim Kukeli është lojtari që ka hyrë në historinë e Shqipërisë dhe emri i tij u shënua me gërma të arta. BURIM! Ishte burimi i qetësisë, ishte burimi i inteligjencës, ishte burimi i heshtjeves së fjalëve dhe zhurmës së veprave.

Tifozët shqiptarë, si në një vend ballkanik, lidhen menjëherë me një futbollist që të ndez gjakun me ulërimat në fushën e lojës dhe ndërhyrjet që shpeshherë kapërcejnë cakun. Kështu duke marrë rastin e Taulant Xhakës, edhe nëse lojtari i Bazelit mund të ishte lojtari më i dobët i ndeshjes, në sytë e tifozëve do të ishte ylli kryesor për vetë mënyrën sesi reagonte në fushë.

Gjithsesi, sot e 5 vite më parë Shqipëria luajti kundër Zvicrës për herën e parë në Europian. E nëse do të pyesnim tifozët tani se cilat janë dy momentet që nuk do harrojnë kurrë prej saj, përgjigjet do të ishin: “Rasti i humbur i Gashit dhe shkëlqimi i Kukelit në qendër të mbrojtjes”. Kapiteni Cana u ndëshkua me karton të kuq dhe Burimi mori vendin e tij. Të luash për më shumë se një pjesë me një lojtar më pak kundër Zvicrës dhe në Europian, ku vetëm për zemërgjerësi dhe nënvlerësim nuk mund të flitet.

Shqipëria ia doli duke mos u prekur në asnjë moment nga kundërshtari edhe falë performancës fantastike të Kukelit. Për Zvicrën dukej se ishte si një “përbindësh” që shumëfishohej dhe gjendej kudo, mesfushë apo mbrojtje. Modeli i flokëve ishte i një shqiptari tipik punëtori dhe njeriu të thjeshtë ku nuk dallohej xheli, por djersa në kokën e tij.

Pa thënë asnjë fjalë mes nevrikosjes dhe teprimeve me gjuhën e përdorur, për herë të parë një lojtar i këtij lloji do të hynte në zemrat e shqiptarëve. Kukeli e dinte më së miri që kryesore ishte për të mbyllur punën e tij dhe për të djersitur për fanellën. Ky është shembulli dhe modeli i një lojtari që duhet të ndiqet, por që në profilin e shqiptarëve të nxehtë dhe të rrëmbyer nga emocionet mbetet i rrallë. Sot e kujtojmë ende me të njëjtin emocion, si na i ka dhuruar dikur ndeshjet e tij. Të qetë, por kurrsesi që të harrojmë vlerat e tij dhe kontributin për fanellën kuqezi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online