Mrekullia e Liverpulit një natë më parë është një ngjarje që padyshim do të shkruhet në librat e historisë. Pa Firmino e Salah, si dhe pa Keitan, “The Reds” arritën të përmbysnin humbjen e ndeshjes së parë me shifrat 3-0, duke bërë poker në “Anfield”.
Vërshëllima e fundit e gjyqtarit Çakir, i dha startin festës legjitime të “Anfield”, që në fund këndoi dhe himnim simbol të klubit, “You will never walk alone”. I gjithë ekipi dhe stafi teknik të përqafuar, përballë tifozëve të tyre, të gjithë duke kënduar.
Goosebumps……and I’m not even a Liverpool fan. Respect! pic.twitter.com/qov63RZdaw
— ASG (@ahadfoooty) May 7, 2019
Që nga legjendat Keni Dalgish e Stiven Zherard, e deri te tifozi më i vogël i pranishëm në “Anfield” këndonin njëzëri. Videoja është rrëqethëse…