Armando Broja është duke zhvilluar një paraqitje mjaft pozitive mbrëmjen e sotme. Nga këmbët e sulmuesit shqiptar erdhi në minutën e 27 goli i parë i takimit, ndërsa në të dytën mendoi të dyfishonte epërsinë. Në minutën e 48 Broja ushtron presion mbi kundërshtarin, të cilit i rrëmben bukur topin nga këmbët. Pas hyrjes në zonë zgjedh të pasojë për shokun e tij të skuadrës.
Por gjuajtja e tij prek trupin e një tjetër bashkëlojtari dhe pas atij devijimi është përsëri Broja që ndjen aksionin me vëmendje dhe shtyn topin përtej vijës fatale. Megjithatë goli do të konsiderohej i pavlefshëm. VAR-i do të ndërhynte për të ndalur talentin shqiptar të festonte dy herë. Shkak për këtë ishte një prekje me dorë gjatë devijimit të topit nga shoku i tij i skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Le ?? refusé Armando Broja (X2) #vitzwo pic.twitter.com/S8Ere0W7c2
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) May 1, 2021