VIDEO/ Ronaldo poshtëron me një lëvizje yllin e PSG! Ngre në këmbë gjithë stadiumin, portugezi qesh edhe vetë me atë që bëri

Tani është duke u zhvilluar një ndeshje miqësore mes skuadrës All Star, e cila përbëhet nga futbollistë të Al-Hilal dhe Al Nassr dhe Paris Saint Germain. Natyrisht, ky takim u cilësua edhe si përballja e fundit mes Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, pasi vështirë se ata do të luajnë më ndonjëherë kundër njëri-tjetrit.

Nuk shkoi mirë për skuadrën e Cristiano Ronaldo, pasi po humbet që në minutën e tretë dhe për më tepër, golashënues ishte Messi. Mirëpo, në njëzet minutat e para, Ronaldo pati shfaqjen e tij të vogël.

Portugezi mori topin dhe vendosi të argëtohej pak, ndërsa mesfushori i PSG-së Carlos Soler e pagoi çmimin. Ronaldo ia futi topin me thembër nëpër këmbë, duke e turpëruar aq shumë saqë e ngriti në këmbë të gjithë stadiumin. Edhe Ronaldo qeshi pas lëvizjes së tij, pasi e kishte të qartë se me këtë lëvizje tregoi se ka ende për të dhënë në karrierën e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online