Ekskluzive/ Superiorja kthehet e frikshme me lojtarët e Kombëtares, Kristal Abazaj firmos për 6 muaj në kryeqytetin shqiptar

“Abissnet Superiore” kthehet e frikshme pas merkatos dimërore. Emra me peshë do të jenë pjesë e elitës së Shqipërisë. Pas Bekim Balajt një tjetër lojtar i Kombëtares firmos në Superiore. “Sport Ekspres” mëson se Kristal Abazaj do të firmosë për 6 muaj me klubin e Tiranës. Kalimi i tij në kryeqytet është çështje e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Palët kanë rënë dakord mes tyre dhe mbeten të kënaqura me marrëveshjen e arritur.

Objektivi i bardhebluve dhe i Abazajt është titulli kampion si dhe kalimi i sa më shumë tureve në Europë. Pas përvojës në Turqi, sulmuesi shqiptar rikthehet në Superiore, për ta përdorur si një trampolinë për një transferim në një kampionat cilësor në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online