“Babai bënte tre punë për të mbajtur familjen”! Lojtari shqiptar rrëfehet në Belgjikë: Jetoja në pjesën e lumit të shqiptarëve, në anën tjetër ishin serbët

Arbnor Muja është një prej transferimeve më të suksesshme të futbollit të Kosovës. Ky lojtar arriti të kalonte nga Drita te Antëerpi në Belgjikë. Në një rrëfim të fundit, futbollisti ka treguar të gjitha vështirësitë që ka kaluar për të mbërritur deri në këtë pikë.

“Pas luftës isha rreth tre vjeçar, kur u kthyem në Kosovë. Aty u shkatërrua gjithçka. Edhe jeta nuk është gjithmonë e lehtë. Babai im dikur bëri tri punë për të mbajtur familjen. Edhe pas luftës Mitrovica mbeti qytet i ndarë. Jetonim në pjesën shqiptare, në anën tjetër të lumit jetojnë kryesisht njerëz me origjinë serbe.

Ndonjëherë ka ende tensione dhe kalimi i urës mund të jetë i rrezikshëm. Ndonjëherë më mungon familja dhe miqtë e mi në Mitrovicë, por të jetosh në Antëerp është më mirë. Jam mirënjohës që jam këtu tani. Ishte edhe koha e duhur që unë të bëja hapin jashtë vendit. Kur isha nëntëmbëdhjetë vjeç, shfrytëzova mundësinë në Braunschëeig gjerman. Më pas u ktheva në Kosovë dhe kjo doli të ishte një lëvizje e mirë. Tani u ndjeva plotësisht gati për një hap më lart”, tha Muja. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online