VIDEO | River Plejt nënshtron Bokën, merr fronin amerikano-jugor në Madrid

Ndeshje e çmendur dhe e paharrueshme është zhvilluar sot në Madrid mes River Plejtit dhe Boka Zhuniors. Superklasikja e Libertadores nuk solli një fitues në kohën e rregullt, me ekipet që barazuan 1-1, ndërkohë që barazimi 2-2 i vajtjes nuk ndryshonte asgjë, sepse në Libertadores nuk vlejnë golat në transfertë, në rast barazie pas 2 ndeshjesh.

Ishte një ndeshje fantastike, me skuadrat që prodhuan emocione të mëdha deri në vëshëllimën e fundit. Triumfoi Riveri në shifrat 3-1, me dy nga golat që i shënoi në shtesën e dytë të lojës.

Edhe pse me 10 lojtarë gjatë gjithë shtesave, nuk u dorëzua për asnjë moment Boka, e cila në sekondat e fundit goditi shtyllën, por në aksionin pasardhës pësoi dhe golin e tretë. E gjithë lavdia shkon për skuadrën e Riverit, që nënshtron rivalët e përjetshëm.

Benedeto në fund të pjesës së parë shënoi për Bokan dhe u duk se heroi i Bokas deri në finale do të ishte sërish vendimtar.

Gjithsesi, në pjesën e dytë River e shtoi presionin dhe Lukas Prato barazoi në minutën e 68-të, duke finalizuar një aksion fantastik.

https://twitter.com/Justyooooooou/status/1071871240506363905?s=19

Në shtesë një tjetër aksion spektakolar dhe Kuintero shënoi në minutën e 109-të golin vendimtar, para se në minutën e 121-të, me portën bosh, Martinez të mbyllte gjithçka.

https://twitter.com/ncarmelg/status/1071888915987091457?s=19

Festë në stadium e në fushë për River, festë edhe në Buenos Aires e gjithë Argjentinën për tifozët e “Milionerëve”, që kanë fshirë njollën e rënies në divizionin e dytë dhe tashmë janë mbretërit e qytetit, e shtetit, e kontinentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *