VIDEO/ Rezultat historik për Egnatian në Europë, rrogozhinasit marrin barazimin në minutën e 96

Egnatia ka debutuar me një rezultat historik në Europë. Rrogozhinasit kanë barazuar me rezultatin 1-1 në transfertën me Araratin e Armenisë. Fituesit e Kupës së Shqipërisë nuk patën fatin me vete në pjesën e parë të takimit, teksa disa herë flirtuan me golin. Redi Kasa humbi një rast të pastër ballë për ballë me portierin, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Po i njëjti lojtar gaboi sërish nga brenda zone, kur gardiani i Araratit të Armenisë i mohon sërish golin.

Por kundërshtarët reagojnë menjëherë, teksa kundërpërgjigjen me gol. Ishte Alemao ai i cili e dërgoi topin me kokë në rrjetë nga goditja e dënimit në minutën e 36.  Pjesa e dytë është e gjitha në kontrollin e rrogozhinasve, të cilët iu afruan sërish golit me Duamenën. Sulmuesi i Egnatias shënjestron trekëndëshin, por portieri “fluturon” dhe shmang golin. Megjithatë këmbëngulja e rrogozhinasve shpërblehet. Kur po numëroheshin sekondat e fundit të 6 minutave shtesë, arbitri lejon ekzekutimin e një goditjeje nga këndi. Nga brenda zonës Duamena e shtyn topin në rrjetë dhe i jep barazimin klubit të “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online