Pas golit që shënoi në ndeshjen kundër Teutës në Superiore, Rexhinaldo realizon sërish dhe e bën këtë me fanellën e kombëtares së tij. Sulmuesi 28-vjeçar i dha madje fitoren me rezultatin 1-0 Mozambikut kundër Zambias dhe shpreson në kualifikimin për në Kupën e Afrikës.
Momentalisht ata renditen në vendin e tretë me shtatë pikë dhe në mars do të kërkojnë fitoren kundër Guinea Bisau në transfertë. Një mision jo i lehtë, por Mozambiku do të provojë gjithçka. Nuk ka asgjë për të humbur.
Sa i takon sezonit të Rexhinaldos, sulmuesi ka arritur të shënojë gjashtë gola me fanellën e Kukësit dhe është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Ndërkohë ai është edhe një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Këpucën e Artë”, pasi Latif Amadu që kryeson listën e golashënuesve, deri më tani ka shënuar vetëm dy gola më shumë.