San Antonio Spurs-Denver Nuggets ishte një nga çiftet më interesante në serie Play-off në NBA dhe përballjet mes tyre po prodhojnë goxha emocione. Skuadra që kalon në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit do të përcaktohet pas ndeshjes së shtatë, pasi teksanët kanë fituar përballjen e sotme dhe gjithçka është barazuar 3-3.
Nikola Jokic scores a @nuggets #NBAPlayoffs franchise-record 43 PTS, to go along with 12 REB, 9 AST in Game 6! #MileHighBasketball
Game 7: Saturday (4/27), 10pm/et, TNT pic.twitter.com/Y9eOhlBEvD
— NBA (@NBA) April 26, 2019
Spurs triumfuan 120-103. Nisja ishte e mirë, pasi shënuan 10 pikë më shumë (34-24). Nuggets reaguan dhe e ngushtuan diferencën në periodën e dytë. Dy periodat e tjera folën për Spurs, që shënuan më shumë pikë dhe në fund fituan. Tashmë të dyja skuadrat do japin gjithçka në ndeshjen e fundit.
LaMarcus Aldridge (26 pikë, 5 asiste, 10 rebounde) dhe DeMar DeRozan (25 pikë, 7 asiste, 7 rebounde) ishin ata që udhëhoqën skuadrën e tyre drejt triumfit. Një dorë e dhanë edhe shokët e tjerë të skuadrës, ku mes tyre spikati Rudy Gay (19 pikë, 2 asiste, 4 rebounde). Nikola Jokiç ishte ai që shkëlqeu dhe shifrat flasin vetë: 43 pikë, 9 asiste, 12 rebounde. Pavarësisht ndeshjes së mirë të serbit, Nuggets u mposhtën.
Nikola Jokic becomes the 4th player in #NBAPlayoffs history to record a stat line of 43+ PTS, 12+ REB, 9+ AST, joining Charles Barkley, Magic Johnson, and Oscar Robertson. pic.twitter.com/4uNvTgassb
— NBA.com/Stats (@nbastats) April 26, 2019
Nikola Jokiç bëhet lojtari i katërt në historinë e NBA, që regjistron në Play-off një linjë të tillë statistikash: 43+ pikë, 12+ rebounde dhe 9+ asiste. Serbi i bashkohet Charles Barkley, Magic Johnson dhe Oscar Robertson. Gjithashtu bëhet edhe lojtari me më shumë pikë në historinë e Denver Nuggets në fazën Play-off.
NBA | Serie Play-Off (Raundi i parë)
San Antonio Spurs-Denver Nuggets 120-103 (3-3)