VIDEO | Rekordi i pabesueshëm i Vardit, shkarkimet e trajnerëve i sjellin fat

Xhemi Vardi shënoi golin e vetëm të Lestër Sitit në humbjen në transfertë ndaj Uotfordit me rezultatin 2 – 1. Kjo ishte ndeshja e parë që “dhelprat blu” drejtoheshin nga trajneri i ri Brendan Roxhers, i cili zëvendësoi të shkarkuarin Klod Puel.

Megjithatë, pas golit të anglezit fshihet një statistikë shumë të veçantë. Kjo është hera e katërt radhazi që Vardi shënon në ndeshjen debutuese të një trajneri të ri te skuadra e Leisterit.

Më parë Vardi kishte shënuar në ndeshjen e parë të Ranierit, Shejkspir dhe Puel, ndërsa Roxhers është i katërti në listë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *