VIDEO/ Rei Manaj nuk shënon në Serinë A me portën bosh, sulmuesi shqiptar bën gafën e javës

Rei Manaj pati sot shansin e artë për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e Specias. Lojtari shqiptar u përzgjodh titullar nga trajneri Tiago Mota, por në minutën e 17 gaboi rëndë për të ngushtuar shifrat në 2-1.

Pas një harkimi në zonën e Hellas Veronës, Manaj kërcen mbi të tjerët dhe godet traversën. Topi mbetet sërish pranë portës, por me portierin në pozicion të pamundur për të reaguar dhe kuadratin e zbrazët futbollisti shqiptar bën më të vështirën dhe gjuan jashtë. Një gafë e madhe kjo për 24-vjeçarin, që humbi mundësinë për të ardhur në Kombëtaren kuqezi me shijen e golit të parë në Serie A për këtë sezon./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online