Ndarje rrugësh apo një rast si Brdariç? Idetë e Longos dhe Gjicit përplasen te titulli kampion, e shpjegon Bologna në Itali

“Shumë njerëz harrojnë se Kukësi ka qenë në vendin e gjashtë në sezonin e shkuar. Është njësoj sikur t’i kërkosh Bolognas të marrë vendin e parë në Serinë A. Ndeshja e radhës? Nuk e di nëse do të jem më këtu te Kukësi. Duhet të qetësohemi njëherë dhe të flasim sërish me drejtuesit dhe të diskutojmë për të ardhmen sesi do të vazhdohet“, ishin këto fjalët e trajnerit Longo pas ndeshjes me Teutën që tronditën opinionin sportiv. Një deklaratë e papritur kjo, aq më tepër kur Kukësi ka  bërë një nisje mjaft pozitive të kampionatit dhe po bind edhe me lojën e zhvilluar përveç rezultateve të marra.

Dora e italianit është e dukshme në skuadrën verilindore, por titulli kampion është ai që duket se përplas idetë e trajnerit dhe të presidentit Gjici. Ky i fundit e ka bërë të qartë se dëshiron vetëm trofeun e Superiores këtë sezon, teksa thekson se ekipit i është plotësuar çdo kërkesë e mundshme nga ana financiare dhe e infrastrukturës.

Por titulli nuk është objektivi kryesor i trajnerit Longo. Vetë fjalët e tij se në mars do të shihet sa i përket kualifikimit tregon qartë se synim i tiji është rikthimi në Kupat e Europës. Longo beson në rritje graduale dhe nuk e sheh të mundur se pas një sezoni kur verilindorët u renditën në vendin e 6 dhe bënë një ndryshim rrënjësor të skuadrës të shkohet menjëherë të titulli kampion.

Në media është raportuar edhe se trajneri italian është përshëndetur për herë të fundit me lojtarët pas përfundimit të ndeshjes me Teutën. Por si një zotëri i vërtetë, Longo heq dorë nga detyra në javët e para të kampionatit, për ti dhënë mundësinë pasardhësit të tij të mos humbasë kohë të vlefshme për të njohur skuadrën.

Mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë presidenti Gjici pas deklaratës së Longos, apo nëse do të ndodhë një skenar i njëjtë si Brdariç sezonin e shkuar, kur u largua fillimisht për mungesën e rezultateve që e nxirrnin Vllazninë nga rruga e titullit, por në fund palët shtërnguan përsëri duar dhe vijojnë bashkëpunimin edhe sot./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online