VIDEO/ Realin e Madridit nuk e ndal as “autobusi“ i Simeones, fitojnë derbin dhe “arratisen” në krye

Reali i Madridit nuk duket i shqetësuar në lu.ftën për titull këtë sezon. Me gjendjen e dobët të Barcelonës momentalisht nuk njeh rivalë për vendin e parë. “Los blancos” kanë fituar edhe derbin e Madridit kundër Atletikos, duke marrë kështu tre pikë mjaft të vyera në La Liga.

Megjithëse bardhekuqtë njihen për lojën e tyre të fortë në mbrojtje, as “autobusi” i Simeones nuk e ka ndalur dot Realin e Madridit mbrëmjen e sotme. Karim Benzema ka shfrytëzuar një asist të Vinicius në minutën e 16 dhe me një goditje të bukur tund rrjetën.

Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Asensio ai që e ndal përsëri topin në rrjetë, duke i dhënë derbit edhe rezultatin përfundimtar 2-0. Ekipi i Ancelotti-t shkon kështu në kuotën e 42 pikëve, duke nisur “arratinë” në krye të tabelës së klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Tiripasports/status/1470146540341805072

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online