“Presidentët nuk do shohin më gjatë“, parashikimi i Dostit për derbin: Kushdo që humb, nuk do e ketë të lehtë të jetë në pankinë

Edmond Dosti ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka folur për skuadrën e tij të zemrës, Partizanin. Ish-sulmuesi i njohur nuk i ka kursyer kritikat për të kuqtë, teksa nxjerr në pah problematikat e ekipit të këtij sezoni. Sa i përket derbit me Dinamon, Dosti e parashikon si një ndeshje që do të vendosë edhe për fatin e trajnerëve. Sipas tij, presidentët nuk do të tolerojnë më gjatë në rast rezultati negativ.

“Për këtë kam ardhur nga Austria, për të parë Partizanin me Dinamon dhe pastaj Laçin me Tiranën. Nuk është mirë që Partizanin dhe Dinamon ta shikonim në këtë situatë pasi nuk i bën mirë futbollit. Dua të flas për Partizanin, për atë që e njoh mirë. Një mesfushë shumë e dobët, por edhe mbrojtja. Që të jemi korrekt, Partizani ka dy mbrojtësat e majtë dhe të djathtë që nuk dalin asnjëherë ose rrallë herë në vijën fundore për të krosuar topin.

Partizani është shumë i ngadaltë në aksionet që ndërton. Rrapaj është lojtar me perspektivë por nuk mund të marri përsipër mesfushën e Partizanit. I mungon lojtar si Asani, Bardhi. Ka pasur tjetër ekip Partizani vjet. Ka pasur lojtarë që luanin në mesfushë, luanin diagonale, luanin shpejt. Kjo gjë Partizanit i mungon. Mos të flasim për sulmin.

Derbi me Dinamon do të jetë ndeshje shumë e vështirë dhe do të jetë një ndeshje që do e vendosin trajnerët. Kushdo që do të humbi nuk do ta ketë të lehtë të jetë në pankinë. Kush do marri një rezultat negativ, besoj që presidentët nuk do ta shohin më gjatë por do mendojnë më të mirën për të ndryshuar gjithçka”, ka deklaruar Edmond Dosti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online