VIDEO/ Jasir Asani i lë stafetën një tjetër shqiptari, mbrojtësi i Kombëtares tund rrjetën në Hungari

Kisvarda ka marrë një fitore 2-0 ditën e sotme kundër Mezokovesd Zsory-t. Jasir Asani ka qenë si përherë titullar me fanellën e Kisvardës, por këtë herë i ka lënë stafetën e golit një tjetër shqiptari. Bëhet fjalë për një mbrojtës që ka provuar edhe fanellën e Kombëtares kuqezi, Herdi Prengën.

Ky i fundit ka zhbllokuar rezultatin me golin e shënuar në minutën e 67. Pas goditjes nga këndi, lojtarët e Kisvardës kanë vijuar përsëri aksionin dhe sapo topi hyn përsëri në zonë, Prenga gjendet në vendin e duhur për ta shtyrë në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online