VIDEO/ Reali harron Superkupën, e nis me fitore kampionatin!

0

Real Madridi ka harruar humbjen në Superkupën e Europës, ndaj Atletiko Madridit, duke u fokusuar në kampionat, aty ku sonte ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Getafes, në një ndeshje të dominuar dhe ku skuadra mike u fokusua më shumë në faulla dhe lojë të ashpër se sa për të sulmuar.

Karvahal gjeti golin në minutën e 20-të, teksa në pjesën e dytë ishte Garet Bejl ai që dyfishoi dhe futi në kasafortë rezultatin, me shumë raste të tjera për “galaktikët” për të thelluar shifrat.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.