Vetëm shtatë gola u shënuan në katër ndeshjet e sotme të kampionatit gjerman. Laipcigu nuk hasi probleme për të mposhtur Volfsburgun në shtëpi. 2-0 përfundoi ndeshja për ekipin vendas. Kampl dhe Timo Verner zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, ndërsa Laipcigu siguroi fitoren e katërt rresht në kampionat. Vendi i tretë me 58 pikë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Champions Ligë për sezonin e ardhshëm.
Fitore shprese edhe për Gladbahun, që fitoi në transfertë përballë Hanoverit. Goli i brazilianit Rafael në pjesën e dytë i dhuroi tre pikët ekipit mik, që renditet në vendin e tretë me një pikë më pak se Ajntrahti i Frankfurtit.
Verderi i Bremenit konfirmoi formën e mirë, duke mposhtur edhe Fraiburgun, ndërsa Milot Rashica, i cili dhuroi asistin e golit të Klasen, fitoi “derbin” me Amir Abrashin. Dy golat të shënuar në minutat e fundit e ngjitën Verderin në vendin e gjashtë, që nuk humbet në kampionat që nga 22 dhjetori i vitit të kaluar. Në ndeshjen tjetër, Leverkuzeni fitoi përballë Shtutgartit me rezultatin 0-1. Goli i talentit Haverc nga pika e penalltisë i dhuroi tre pikë të rëndësishme “Aspirinave”.
Hanover-Gladbah 0-1
(Rafael 53’)
Laipcig-Volfsburg 2-0
(Kampl 16’, Verner 28’)
Shtutgart-Leverkuzen 0-1
(Haverc (pen) 64’)
Verder Bremen-Fraiburg 2-1
(Klasen 77’, Gebre Selasie 85’ / Ualdshmid 90+3′)