VIDEO | Ramos i rikthehet “vesit”, gjakos lojtarin e Plzen

Sergio Ramos është një nga mbrojtësit më të fortë në botë. I fortë dhe i ashpër, shpeshherë në limite dhe disa herë dhe përtej limiteve sportive.

Lojtari i Realit të Madridit përsëriti edhe njëherë veten, duke u bërë protagonist në fitoren e thellë të ekipit “merengues” në Champions kundër Viktoria Pilzen në Çeki. I shumë kritikuari për gjestin e kryer ndaj Salah në finalen e Champions-it, që solli dhe largimin nga fusha të sulmuesit të Liverpulit, ka gjetur “viktimën” e radhës.

Në minutën e 13 të sfidës, Ramos ka qenë në një garë për topin me Milan Havel të Plzen dhe 32-vjeçari e ka goditur me bërrylin e djathtë. Pasojat? 24-vjeçari çek në tokë i gjakosur dhe disa minuta për të marrë vetën dhe për t’i dhënë fund ndeshjes në minutën e 38.

As karton i verdhë për Ramos, i cili preferon të bëhet herë pas here protagonist i këtyre episodeve aspak pozitive, përkundrazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *