Kristi Qose është rikthyer te goli pa rreth tre muajsh. Mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili luan në Sllovaki me Ruzomberok, shënoi golin e tretë për skuadrën e tij në fitoren 3-2 që regjistruan ndaj Slovan Bratislavës, ekipit kryesues në kampionat.
Mesfushori ia doli të mposhte portierin kundërshtar me një goditje të fortë brenda zone dhe me golin e realizuar i çoi shifrat në 3-1, duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së tij që mori tre pikë të arta dhe renditet në vendin e tretë që të çon në kupat e Europës. Për Qosen ky ishte goli i shtatë në kampionat këtë sezon.
CIKALLESHI – Akhisarspor është me një këngë jashtë Superligës turke, pasi sot është mundur me rezultatin 0-2 nga Jeni Malatiaspor në shtëpi. Sokol Cikalleshi luajti 90 minuta, por nuk mundi dot që të shpëtonte skuadrën e tij të shmangte humbjes.
Skuadra e sulmuesit shqiptar renditet në vendin e fundit, kur kanë mbetur edhe tre javë kampionat. Diferenca prej tetë pikësh me Gëztepe, ish-ekipin e tij, veç në sajë të një mrekullie mund të rikuperohet. Praktikisht Akhisarspori është i rënë.