VIDEO/ PSG shpërfytyrohet pa Mesin në fushë, Monako i shënon edhe në mënyrë spektakolare

PSG ka marrë humbjen e katërt në kampionat. Parisienët shpërfytyrohen në Monako, e cila i ka mposhtur me rezultatin e thellë 3-0. Sulmi i gjigantëve francezë nuk funksionon, teksa me mungesën e Mesit në fushë, as Nejmar dhe as Mbape nuk arrijnë të marrin ekipin përdore dhe t’i japin tre pikët.

Goli i parë i takimit vjen në minutën e 25, kur Ben Jeder dhuron spektakël me mënyrën e shënimit. Ndërkohë dy golat e tjerë do të vinin gjatë pjesës së dytë të ndeshjes. Kevin Voland dyfishon rezultatin në minutën e 68, ndërsa në të  84-tën ishte përsëri Ben Jeder ai që shkund rrjetën. Por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online