“Më rrinte si qengj te Mançester, në Itali bënte mbretin”! Rrëfimi i pabesueshëm i Ibras për sh.errin me Lukakun: Te Interi e dinin, unë do ia hiqja nderin e mashkullit…

Një histori që nuk do të harrohet kurrë në Itali është konf.rontimi mes Zlatan Ibrahimovic dhe Lukaku. Dy miqtë e dikurshëm te Manchester United u përballën në derbin e rivalëve të përjetshëm, Milan-Inter. Por çfarë ndodhi në atë moment kur gjakrat u ndezën mes suedezit dhe belgut? Ibrahimovic ka sqaruar për herë të parë gjithë ngjarjen në librin e tij të ri, duke shkaktuar jo pak jehonë.

“Për një vit kur ishim te Mançester United, Lukaku nuk e hapi kurrë gojën, ishte i qetë si një qengj. Më pas mbërriti në Itali, gazetarët e bindën se ishte bërë top-lojtar dhe u ndje menjëherë si mbret. Ai nuk më sfidoi në Angli, por sapo mbërriti në Itali, më provokoi menjëherë: “Mbreti i ri i Milanos”. Duket se i duhej ende të mësonte ligjin e xhunglës: për t’u bërë mbreti i ri, luani i ri duhet fillimisht të vras.ë të vjetrin.

Po vinte derbi i kampionatit, shkurt 2021. Fitojmë me dy golat e mi dhe e njoftoj në rrjetet sociale: Milani nuk ka pasur kurrë mbret, vetëm Zot. Për të shkuar te Kupa e Italisë. Lukaku u konf.rontua fillimisht me Romagnoli dhe më pas me të riun, Salesmakers. Nëse do të ishte Gatuzo, do ta v.riste aty për aty. Prandaj thashë me vete: “Zlatan, duhet të ndërhysh tani”.

E marrë mënjanë Lukakun dhe i them në anglisht: “Mbylle gojën dhe rri në vendin tënd”. Dhe ai më kthehet: Përndryshe… çfarë? E shikoj me habi: E ke seriozisht?. Ai e përsërit: Përndryshe, çfarë do bësh? Unë i shpjegoj atij në anglisht: “Do të thyej çdo kockë në trupin tënd nëse vazhdon flet”. Ai afrohet. Mbështet kokën dhe e shtyj prapa. Lukaku fillon të ofendojë gruan time, dhe pastaj e prek deri në pikën e fundit dhe e di shumë mirë se çfarë është: “Ritualet vudu të nënës”.

Kur u transferua nga Evertoni në Mançester, Lukaku shpjegoi publikisht se vuduja e nënës së tij e këshilloi atë të ndryshonte ekipin. Në botën time, ti thjeshtë shtrëngon dhëmbët dhe bëhesh gati të transferohesh në Manchester, pa zhurmë të panevojshme. I them: “Shko te mami bëj një ritual vudu”

Lukaku më kërc.ënon nga distanca: Të qëll.oj tre herë në kokë me plu.mba! Unë i përgjigjem: “Kur të mbarojë ai filmi në kokën tënde, eja të më kërkosh”. Lojtarët e Interit më bëjnë të largohem dhe më thonë: “E dimë se çfarë ke në mendje, Zlatan. Ti do t’ia heqësh nderin e mashkullit atij”. Një miku im nga Interi më tha: Kur bleve dhurata për shokët e skuadrës, disa ditë më vonë Lukaku bëri të njëjtën gjë për ekipin tonë. Atë që bën ti, e përsërit edhe ai”, tha Zlatan Ibrahimovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online