VIDEO/ PSG-ja nga dështimi në dështim me Pocchetinon, Lille i bën një tjetër surprizë me fitimin e Superkupës

0

Pocchetino vazhdon të mos bindë në krye të pankinës së PSG-së. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një nga klubet më të mëdha momentalisht në Europë, trofetë po mungojnë për argjentinasin. Edhe ky sezon i ri ka nisur me dështim nën drejtimim e parisienëve. PSG ka humbur me shifrat 1-0 n finalen e Superkupës së Francës kundër Lille.

Ndeshja u vendos nga një supergol i shënuar nga këmba e Xeka në minutën e 45. Lille duket se është në rrugën e duhur edhe për këtë sezon të ri. Trofeu i kampionit në kampionat i lë vendin e atij të Superkupës, duke shpresuar në suksese edhe në edicionin 2021-2022. Ndërkohë Pocchetino nuk ka pasur në dispozicion dy yjet e skiadres, Neymar dhe Mbapppe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.