VIDEO/ PSG-ja në panik dy ditë para sfidës me Realin, Mbape bërtet nga dhimbja dhe lë stërvitjen para kohe

Vetëm dy ditë para ndeshjes vendimtare me Realin e Madridit, PSG-ja ka marrë një lajm aspak të bukur. Në kampin parisien ka nisur të ketë panik, teksa Kilian Mbape ka lënë stërvitjen më herët si pasojë e një dëmtimi. Vetë klubi ka shpërndarë pamje nga seanca stërvitore, ku mund të shihet edhe dëmtimi i yllit francez.

Në përpjekje për t’i marrë topin, Gueje shkel me takë në këmbën e majtë Mbapenë, i cili bërtet nga dhimbja dhe rrëzohet përtokë. Ky moment ka shënuar edhe fundin e stërvitjes për sulmuesin e PSG-së, ndërsa në kampin e PSG-së shpresojnë që asgjë të mos jetë serioze dhe lojtari të jetë i gatshëm për duelin e rëndësishëm kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online