Valencia po ndeshet me Betisin për të përcaktuar skuadrën që do të përballet me Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit. Takimi i parë në Andaluzi përfundoi 2 – 2 dhe tani Valencia ka mundësinë për të shkuar në finalen e këtij turneu pas më shumë se 11 vitesh.
Për t’i dhënë një dorë ekipit kanë menduar tifozët e “lakuriqëve të natës”, të cilët kishin përgatitur një pritje madhështore për skuadrën e tyre në hyrje të stadiumit “Mestalla”.
The Valencia team bus arrives at Mestalla. Amazing. pic.twitter.com/jHrITH1Jof
— The Spanish Football Podcast (@tsf_podcast) February 28, 2019
Trofeu i fundit që ka fituar Valencia ka qenë pikërisht Kupa e Mbretit, 11 vite më parë në vitin 2008 kur mundën Getafen me rezultatin 3 – 1 falë golave të Huan Matës, Aleksis dhe Morientes.