Nesër derbi historik, vendim i guximshëm i Sokol Jarecit

0

Të gjithë i kanë sytë nga derbi. Kryesisht në fillim të takimit vëmendjen e marrin koreografitë që hapen nga grupimet ultrase të Tiranës e Partizanit. Këtë herë nuk do të mbetet jashtë vëmendjes një risi dhe ka të bëjë me ata që do të vendosin drejtësi.

Duke ditur rëndësinë e ndeshjes pritej që të përzgjidhen gjashtë arbitra, por jo që mes tyre të ishte një femër. Emanuela Rusta, e cila ka marrë stemën e FIFA-s së fundmi, do të jetë gjyqtare linje. Dizenjatori i Sektorit të Arbitrave, Sokol Jareci, i ka besuar vajzës nga Elbasani një detyrë të vështirë dhe është një vendim historik.

Arbitër kryesor do të jetë Enea Jorgji, kurse gjyqtar tjerër linje është përzgjedhur Juxhin Xhaja. Anësorë,  në derbin që luhet nesër prej orës 18:00, do të jenë Dojando Myftari dhe Nertil Bregasi.

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Astrit Mahmuti; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Emanuela Rusta

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.