Leksion biznesi nga Mançester Siti, 750 milionë në arkat e klubit

Mançester Siti ka arritur një marrëveshje historike me kompaninë gjermane të veshjeve sportive “PUMA”. Kampionët në fuqi të Anglisë kanë vendosur të mos rinovojnë kontratën me firmën amerikane “Nike” për shkak të ofertës së parezistueshme nga pala gjermane.

Nga kontrata e re, klubi i sheikëve do të përfitojë 75 milionë euro në sezon për dhjetë vite radhazi, një shumë kjo gati trefishi i marrëveshjes së mëparshme me “Nike”.

Gjithsesi, në këtë aspekt Siti ngelet ende mbrapa “fqinjëve” të Mançester Junajtid, të cilët përfitojnë 85 milionë euro në sezon nga “adidas”, ndërsa në rang botëror vendin e parë e mban Barcelona me kontratën e lidhur së fundmi me “Nike” nga e cila përfiton 150 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online