Më në fund Lionel Mesi ka arritur të festojë golin e tij të parë në Francë. Një moment ky për të cilin i është dashur të presë për 14 ndeshje me radhë. Sulmuesi argjentinas ka gjetur rrjetën në minutën e 87 të takimit, ku ka vulosur në shifrat 3-1 fitoren e PSG-së kundrjet Nante.
“Pleshti” është rikthyer të bëjë Mesin e vjetër që ishim mësuar të shihnim te Barcelona, teksa tregon klasin me një supergol. 6 herë fituesi i Topit të Artë merr një pasim në gjysmëfushën kundërshtare, ndërsa sapo afrohet pranë zonës tund rrjetën me një të majtë perfekte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/