Legjionarët shqiptarë shkëlqejnë në Turqi, Bregu feston për herë të parë dhe Bardhi gjen golin

Dita e sotme ka qenë pozitive për legjionarët shqiptarë në Turqi. Bregu, Et’hemi, Topalli dhe Bardhi kanë shkëlqyer në Ligën e Dytë turke. Djevi Bregu ka festuar për herë të parë golin me skuadrën e Bolusporit dhe një gjë të tillë e ka bërë dy herë ditën e sotme. Fillimisht ish-sulmuesi i Teutës shënon në minutën e 67, ndërsa në të 94-tën tregohet i saktë nga penalltia. Megjithatë dopieta e tij nuk shërben për ti dhënë pikë Bolusporit.

Ndërkohë në takimin mes Bursasporit dhe Istanbulsporit protagoniste ka qenë dyshja shqiptare Et’hemi-Topalli. Ky i fundit ka shënuar golin e tretë të skuadrës së tij, ndërkohë që Valon Et’hemi ka dhuruar dy asist për shokët e ekipit duke ndihmuar në fitoren e Istanbulsporit.

Festë ka pasur edhe për Bardhin, i cili i ka dhënë fitoren Tuzlasporit kudnër Genclerbirligisë. Ish-futbollisti i Partizanit ka tundur rrjetën në minutën e 37, duke dëshmuar formën e mirë që po kalon në Turqi. Ky është goli i 3-të për të në kampionat, si dhe ka dhuruar edhe 2 asiste deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online