Lacio arriti që të fitonte derbin e kryeqytetit në Serinë A duke mundur me shifrat 3-2 Romën. Një prej lojtarëve më të mirë në fushën e lojës dhe që shënoi golin e dytë ishte Pedro. Ky i fundit shkëlqeu dhe nuk ngurroi të festonte para syve të Murinjos.
Trajneri portugez do ta largonte nga Roma si një lojtar me cikël të mbaruar. Por Pedro u rikthye me nivelet më të larta te Lacio, duke treguar se nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. Driblimi që ky futbollist i ka bërë Zaniolos duke “e vendosur në gjumë” më lëvizjet e tij ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/
“?? ???? ?????????? ?????? ?????? ?? ?????, ?????, ????? ?? ????? ???
?? ?? ????????? ?? ???????, ?’?? ????????
??? ?????? ??? ??????? ? ????? ???” pic.twitter.com/Jt8Cn5HYpb— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 27, 2021