VIDEO/ Kënga e Noizyt që i dedikoi Florian Markut! Kjo ishte surpriza e madhe që u përfol, do dëgjohet në çdo ndeshje

Përpara duelit të Florian Markut ndaj Maxim Prodan, boksieri shqiptar foli për surprizën e madhe të mbrëmjes. Bëhej fjalë për një këngë të re që do t’i dedikohej Markut nga ana e Noizyt dhe për veshje të veçantë që do të vinte në hyrje.

Megjithatë një surprizë e pakëndshme erdhi për Markun. Ndeshja e tij ishte e para në eventin e Joshuas dhe kjo nuk përkonte me planin. Tifozët nuk kishin mbërritur ende në stadium dhe në fund lihen ndeshjet e rëndësisë më të madhe.

Për këtë arsye kemi humbur edhe hyrjen e bukur që shohim shpeshherë në ndeshjet e boksit. Por kënga e Noizyt për Florian Markun ka dalë dhe kjo muzikë do ta shoqërojë boksierin shqiptar në çdo ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online