VIDEO/ Predha e Eriksen shlyen gafën e Handanoviç, Konte i shpëton Juventusit zonën Champions

Interi ka humbur dy pikë tepër të vlefshme ditën e sotme kundër Napolit. Ndeshja është mbyllur me shifrat e barabarta 1-1, ku të dy golat kanë ardhur nga zikaltrit. Në minutën e 36 Handanoviç është protagonist i një gafe të pafalshme, duke e shtyrë topin me duart e tij drejt rrjetës. Një autogol që i dha avantazhin e përkohshëm ekipit të Gatizos.

Por në pjesën e dytë ishte Eriksen ai që shlyen këtë gabim me predhën e tij nga jashtë zone. Ishte pikërisht mesfushori danez ai që shpëton Interin nga humbja, duke e nxjerrë ekipin me një pikë nga stadiumi “Diego Armando Maradona“. Zikaltrit mbajnë kreun e renditjes me 9 pikë më pak se Interi, ndërsa Napoli humb mundësinë për të kapur Juventusin në zonën Champions./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/RSharmzz/status/1383873398288261121

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online