VIDEO/ Poshtërimi publik që bëri trajneri i Fulham, hoqi 3 lojtarë nga fusha pa kaluar 35 minuta nga ndeshja

Trajneri i Fulham, Silva, është një karakter vërtet i veçantë dhe është jo pak e vështirë që të fitosh dashurinë e tij. Këtë e di më së miri Armando Broja, që për 3 ndeshje me radhë është përjashtuar nga ekipi, teksa nuk po sheh më as stolin. Gjithashtu Silva nuk njihet si një trajner që i pëlqen të rinjtë.

Adrion Pajaziti po shkëlqen tek të rinjtë e Fulham duke qenë protagonisti kryesor, por edhe ky lojtar shqiptar nuk mund ta dërgojë ndërmend debutimin me ekipin e parë. Pavarësisht se skuadra angleze e ka siguruar mbijetesën, Silva nuk lë asnjë hapësirë apo mundësi për të rinjtë.

Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, trajneri i Fulham ka bërë një poshtërim publik për tre lojtarë. Notingham Forest shënoi 2 gola të shpejtë dhe Silva reagoi duke hequr tre lojtarë që në minutën e 33.

Wilson, Iwobi dhe Lukic dolën nga fusha duke i lënë vendin Willian, Traore dhe Cairney. Megjithëse mund të kishte pritur mbylljen e pjesës së parë, tekniku vendosi që t’i jepte një “dënim” publik këtyre futbollistëve për performancën e tyre. Megjithatë këto lëvizje nuk ndryshuan asgjë pasi Fulhami humbi me shifrat 3-1 në transfertë. /Sport Ekspres/