“Ka klube të Serisë A të interesuar për Shpendin”, drejtori teknik i Çezenës zbulon të ardhmen: Do të jetë hapi ideal edhe për të

Masimo Agostini ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, ku ka folur për suksesin e Çezenës, e cila u ngjit në Serinë B pas 6 viteve. Drejtori teknik i bardhezinjve është pyetur gjithashtu edhe për dy nga talentet më të spikatur të klubit, Tomazo Bertin dhe Kristjan Shpendin. Agostini ka zbuluar se për dyshen në fjalë ka interesim nga Serie A, por objektivi i Çezenës është t’i ketë pjesë të tyre edhe sezonin e ardhshëm.

“Duke ditur se ka klube të Serisë A të interesuar për ta, është padyshim një burim krenarie. Kjo çertifikon cilësinë e punës sonë. E kemi sjellë përsëri sektorin e të rinjve në një standard të larta cilësie në një kohë të shkurtër. Objektivi është t’i mbajmë të dy dhe t’i rrisim vitin tjetër së bashku me ne në Serinë B. Mendoj se është hapi ideal edhe për ata, por jam i sigurt që në të ardhmen do të arrijnë nivele shumë të larta”, ka thënë Masimo Agostini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/