VIDEO/ Portugalia është zyrtarisht e kualifikuar, Uruguaji rrezikon eliminimin nga Botërori

Portugalia është Kombëtarja e tretë që siguron kualifikimin për raundin e 1/16-ave. Luzitanët kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Uruguajin. Ndeshja ishte e lu.ftuar, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 54-t. Bruno Fernandez hedh një harkim në zonë dhe Ronaldo kërcen për ta shtyrë drejt rrjetës. Bruno Fernandez apo Ronaldo? E drejta e autorit pritet të vendoset pas ndeshjes.

Mesfushori i Mançester Junajtidit ishte sërish protagonist në këtë takim, teksa në minutat shtesë të ndeshjes ekzekuton një penallti të fituar nga Portugalia. Fernandez është i qetë para pikës së bardhë të 11 metrave dhe nuk gabon ta dërgojë topin në rrjetë. Fitorja i përket luzitanëve, të cilët vënë një pozitë mjaft të vështirë Uruguajin, që tashmë rrezikon edhe eliminimin nga Kupa e Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online