VIDEO/ Portieri i Cornella-s ishte në nivel tjetër, dy penalltitë e pritura e futën Barcelonën në panik

Barcelona arrin të fitojë në fazën 1/16 të Kupës së Spanjës ndaj Cornellas, duke lënë prapa krahëve disfatën ndaj Atletiko Bilbaos në finale e Superkupës. Edhe pse përballë kishte një skuadër të lehtë në letër, katalanësve iu deshën 120 minuta për të siguruar kualifikimin në raudin 1/8.

Skuadra e drejtuar nga Koeman u tregua e pafatë, teksa Pjanic në minutën e 39-të dhe Dembele në të 80-tën nuk arritën të shënonin nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë në kohën shtesë, Barcelona tregoi dhe njëherë që eksperienca është mjaft e rëndësishme në të tilla ndeshje.

Në minutën e 92-të Dembele rregullon gabimin e bërë nga penalltia dhe shënon golin e parë të takimit. Ndërsa në të 121-tën, Braithëaite vulos shifrat duke shënuar dhe golin e dytë të sfidës. Pavarësisht humbjes, ekipi i Cornellas duhet të jetë mjaft krenar, pasi luajnë në ligën e tretë të Spanjës, por i dhanë një sfidë mjaft të vështirë skuadrës së Barcelonës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online