VIDEO/ Liverpuli e ka humbur busullën këtë sezon, e mund në shtëpi Bërnlei

Liverpuli nuk arrin të dalë nga situata e vështirë në Premier Ligë, teksa mposhtet në shtëpi nga Burnlei me rezultatin 0-1. Të kuqtë e nisën me mjaft vrull pjesën e parë, duke mbajtur topin dhe krijuar raste për gol, megjithatë pa arritur të shënojnë gol. Në pjesën e dytë, përsëri ishte Liverpuli që do të administronte lojën, por në minutën e 83-të Alison ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe shkakton penallti.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Barnes nuk gabon dhe shënoi golin e fitores për Burnlein. Me këtë humbje Liverpuli mbetet në vendin e katërt në kuotën e 34 pikëve  dhe rrezikon ta humbë këtë pozicion, nëse Totenhami arrin të fitojë ndeshjen e ardhshme. Situata ështe mjaft e rëndë për skuadrën e Klopit, e cila ka marë vetëm 3 pikë në 5 ndeshje te luajtura. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online