VIDEO/ Polemika në “El clasico”! Penalltia e Realit të Madridit lë vend për debat, VAR-i nuk ndërhyn

“El Clasico” prodhon polemika. Reali i Madridit ka barazuar 1-1 kundër Barceloës. Goli është shënuar nga Viniciusi nga pika e bardhë e penalltisë. Por nuk kanë munguar polemikat për 11 metërshin e fituar nga “los blancos”.

Vaskezi u rrëzua në zonë, por në pamjet e kapura nga kamerat lihet vend për debat nëse ishte ose jo penallti. Ndërkohë, ai që tërhoqi vëmëdje ishte fakti se VAR-i nuk ndërhyri për këtë rast të dyshimtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/