VIDEO/ Krosim për notën 10, Endri Çekiçi jep asist për t’u pasur zili kundër Gallatasarait

Gallatasarai ka marrë një fitore bindëse 4-1 kundër Pendiksporit. Goli i vetëm i këtyre të fundit u shënua në minutën e 85 dhe ka si protagonist Endri Çekiçin. Mesfushori shqiptar dha një asisit për t’u pasur zili kundër kryesuesëve të kampionatit turk.

Pendikspori kishte të drejtën e ekzekutimit të një goditjeje dënimi dhe pranë topit ishte pikërisht Çekiçi. Ky i fundit jep një krosim për notën 10 në zonë, ku gjeti shokun e tij të skuadrës, Ëztyrkun, i cili e dërgoi topin me kokë në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/