VIDEO/ Poezia e futbollit! Shihni skemën e Kolumbisë në goditjen e dënimit, goli vjen me “tiki-taka” si në video-lojëra

Paralelisht me Europianin është duke u zhvilluar edhe Kupa e Amerikës. Përballja mes Kolumbisë dhe Ekuadorit do të prodhonte magjinë e vërtetë të futbollit. Të gjithë vëmendjen e kësaj sfide e ka marrë goli i parë I takimit që erdhi në minutën e 42. Në ekzekutimin e goditjes së dënimit te Kolumbia kishin menduar për një skemë.

Pas disa kombinimeve të lojtarëve me vetëm një prekje të topit duke bërë të mundur “Tiki-Takan”, Kardona do të dërgonte topin në rrjetë. Fillimisht anësori ka ngritur flamurin për pozicion jashtë loje, por kjo poezi e futbollit ishte tërësisht e rregullt dhe goli do t’i akordohej Kolumbisë. Si në një lojë “FIFA”, flitet për golin më të bukur të javës dhe një prej goditjeve të dënimit që të impresionon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *