VIDEO/ Po tregon se Pepe Reina e ka vendin në stol, shihni pritjet e tjera fantastike të Thomas Strakoshës ndaj Sasuolos

Thomas Strakosha e ka ulur në stol Pepe Reinën me performancat e treguara te Lacio. Gardiani që kishte besimin e Sarrit po pësonte 1 gol me 2 goditje në portë, ndërsa portieri shqiptar po tregon se për këtë çështje nuk duhet të ketë krahasime.

Një tjetër ndeshje mbi mesatare është zhvilluar nga Strakosha në humbjen 2-1 ndaj Sasuolos. Asnjë faj të vetëm mbi pësimin e golit të parë nga Berardi, që erdhi si një pr.edhë e pamundur për t’u evituar.

Ndërkohë edhe tentativa e dytë ishte thuajse e njëjta gjë, me Berardin që mori iniciativën për të goditur sërish me të majtën dhe Strakosha u pozicionua për të gjetur cepin e portës, por papritur do të vinte goditja e Raspadorit në të djathtën.

Tre pritje të bukura janë bërë nga portieri i Shqipërisë në pjesën e parë duke e mbajtur Lacion në lojë, por që sërish nuk mjaftuan për t’i dhënë pikën kryeqytetasve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online